Zëdhënësi i PDK-së: Qytetari e humbi jetën vetëm pse nuk kishte librezë partie për të shmangur karantinimin

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar pas vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve.

Bytyçi në një postim në Facebook, ka shkruar se vdekja e një qytetari të këtij vendi, në kohë pandemie është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucioneve.

Ai ka shkruar se 26 vjeçari  e humbi jetën vetëm pse nuk kishte librezë partie për të shmangur karantinimin, edhe pse kishte dokumentin për gjendjen e rënduar shëndetësore.

Postimi i plotë i Bytyçit:

Albin Kurti në reagimin e fundit e paska gjetur fajtorin për dështimin e tij politik në kohë pandemie, edhe për shkeljen e Kushtetutës dhe çdo dështim tjetër.

Na qenka opozita, e cila sipas tij e paska penguar punën e Kuvendit dhe rrjedhimisht punën e Qeverisë në detyrë dhe të Ministrit të Shëndetësisë.

Një tentim i neveritshëm i një politikani që tanimë është mësuar të sakrifikoj jetë njerëzish për interesat e tij meskine për të ardhur në pushtet por edhe për ta mbajtur pushtetin.

Sikur t’i kishte marrë parasysh rekomandimet e Partisë Demokratike të Kosovës për shtimin e testeve, ngritjen e kapaciteteve të karantinimit si dhe menaxhimin e situatës në tërësi, sot Agoni, ndoshta do të ishte në mesin e familjarëve të tij.

Vdekja e një qytetari të këtij vendi, në kohë pandemie është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucioneve. Qytetari e humbi jetën vetëm pse nuk kishte librezë partie për të shmangur karantinimin, edhe pse kishte dokumentin për gjendjen e rënduar shëndetësore.

Hetimi i menjëhershëm dhe i paanshëm është i domosdoshëm që të vihet drejtësi për Agonin dhe familjen e tij!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

‘Dashuri e mbrojtur’: QKMF që menaxhohet nga Agim Bahtiri blen 15 mijë euro vetëm kondoma

QKMF që është nën menaxhimin e Komunës që udhëhiqet nga kryetari që vjen nga VV-ja, Agim Bahtiri, ka paguar kohët e fundit...

Këshilltari i Thaçit e krahason Haki Abazin me “zhugën”

Akuzat e sulmet në mes të Vetëvendosjes e Presidentit Thaçi nuk kanë të ndalur. Kjo edhe tash kur Vetëvendosje...

Luigj Imeri e punësoi në KEK vëllain 61-vjeçar të Xhafer Gashit (DOKUMENT)

Luigj Imeri, i cili u emërua ushtrues i detyrë së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut nga Bordi i përkohshëm i Qeverisë Kurti, po...

Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së në vitin 2014 ai ka thënë se...