Serbia tradhtoi Grenellin, flasin për Infokus nga zyra e të dërguarit të Trump

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pa u bërë 24 orë nga marrëveshja me të dërguarin e Trump, Richard Grenell, ka thyer marrëveshjen me të.

Ai ka biseduar në telefon me ministrin e Jashtëm të Algjerisë të cilin e ka falënderuar për mos-njohjen e Kosovës, kjo pavarësisht që Grenell deklaroi që ka marrë zotimin e qeverisë serbe për të ndalur fushatën për mos-njohje të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar me zyrën e të dërguarit të posaçëm të Presidentit të ShBA-ve, Richard Grenell.

Këtë e ka pyetur nëse ky gjest i Daçiq është argument që Serbia nuk është gati për dialogun në Uashington dhe se nuk janë të gatshëm për marrëveshjen finale dhe nëse e shohin këtë gjest është thyerje e zotimit nga Serbia.

Dick Custin, zëdhënës i Grenell, i ka kthyer përgjigje Infokusit, në lidhje me këto çështje, ani se nuk ka dhënë ndonjë informatë.

“Faleminderit për pyetjet. Fatkeqësisht, nuk kam ndonjë gjë për juve në këtë kohë”, thuhet në përgjigjen e Custin.

Megjithatë, kjo përgjigje, nëse krahasohet me përgjigjen e një dite më parë që Custin i ka kthyer inFokusit, nënkuptohet që janë duke e shqyrtuar veprimin që ka bërë Daçiq.

Një ditë më parë, para se Grenell të tregoj që javën tjetër do të takohet me liderët e Kosovës e Sebrisë, për të njëjtën çështje duke u thirrë në burime inFokus kishte pyetur zyrën e Grenell.

E përgjigja e Custin ishte edhe më e shkurtër.

“Faleminderit për pyetjen. Fatkeqësisht, nuk kemi ndonjë gjë për juve”, kishte thënë Custin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

‘Dashuri e mbrojtur’: QKMF që menaxhohet nga Agim Bahtiri blen 15 mijë euro vetëm kondoma

QKMF që është nën menaxhimin e Komunës që udhëhiqet nga kryetari që vjen nga VV-ja, Agim Bahtiri, ka paguar kohët e fundit...

Këshilltari i Thaçit e krahason Haki Abazin me “zhugën”

Akuzat e sulmet në mes të Vetëvendosjes e Presidentit Thaçi nuk kanë të ndalur. Kjo edhe tash kur Vetëvendosje...

Luigj Imeri e punësoi në KEK vëllain 61-vjeçar të Xhafer Gashit (DOKUMENT)

Luigj Imeri, i cili u emërua ushtrues i detyrë së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut nga Bordi i përkohshëm i Qeverisë Kurti, po...

Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së në vitin 2014 ai ka thënë se...