Respiratorët e blerë në Kinë, dyshohet se nuk kanë funksionuar tek personat me COVID-19

Aparatet respiratorë të cilët janë blerë përgjatë kohës sa në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte Arben Vitia, dyshohet se nuk kanë treguar rezultat tek personat e infektuar me virusin Covid-19.

Po ashtu dyshimet janë edhe për mosfunksionim të sistemit të oksigjenit që i furnizon respiratorët.

E këto dyshohet të kenë qenë edhe arsyeja e vdekjes së pesë personave në mbrëmjen e djeshme në Kliniken Infektive në QKUK.

Kështu bëjnë të ditur për gazeten online “02Press.com” burime nga Ministria e Shëndetësisë.

Në anën tjetër Policia e Kosvës që nga orët e hershme të mengjesit kanë rrethuar objektin e QKUK-së, për të nisur edhe hetimet lidhur me vdekjen e këtyre pacientëve.

Akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Policisë së Kosovës, por siç ka arritur të mësoj “02Press.com” me urdhër të prokurorit, policia ka shkuar në këtë klinikë për verifikuar nëse ka të bëjë me defet teknik në respiratorë apo me ndonjë prishje të qëllimshme.

Pas Klinës, Vitisë dhe Malishevës, edhe ky qytet do të vendoset në karantinë
Vdekjet e fundit janë trajtuar si të dyshimta dhe policia është duke zhvilluar hetime. Mbetet që organet e hetuesisë të përcaktojnë shkakun e vdekjes, shkruan 02Press.com

Ndryshe, sipas dokumentacionin që MSH kishte dorëzur në Komsioni Parlamentar për Shendetësi shihet se në procedurën e 12 te prokurimit e zhvilluar nga MSH për blereje të respiratorve, Ministria e Shëndetësisë në kohën e Arben Vitis ka nënshkruar kontratë me 02.04.2020, për furnizim me respirator në vlerë 749,000Euro, me kohe te liferimit 70 ditë, prodhim kinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

‘Dashuri e mbrojtur’: QKMF që menaxhohet nga Agim Bahtiri blen 15 mijë euro vetëm kondoma

QKMF që është nën menaxhimin e Komunës që udhëhiqet nga kryetari që vjen nga VV-ja, Agim Bahtiri, ka paguar kohët e fundit...

Këshilltari i Thaçit e krahason Haki Abazin me “zhugën”

Akuzat e sulmet në mes të Vetëvendosjes e Presidentit Thaçi nuk kanë të ndalur. Kjo edhe tash kur Vetëvendosje...

Luigj Imeri e punësoi në KEK vëllain 61-vjeçar të Xhafer Gashit (DOKUMENT)

Luigj Imeri, i cili u emërua ushtrues i detyrë së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut nga Bordi i përkohshëm i Qeverisë Kurti, po...

Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së në vitin 2014 ai ka thënë se...