Luigj Imeri i emëruar nga Albin Kurti mashtron puntorët, dhjetra të infektuar në KEK, thotë se janë vetëm tre

Numri i madh i rasteve pozitiv me Covid 19 ka shkaktuar panik dhe shqetësime të madhe tek punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Mbi 30 punëtorë deri tanë kanë dalë pozitiv me koronavirus dhe me dhjetëra të tjerë janë në pritje të testit si persona kontaktues të cilët kanë punuar në të njëjtat zyre me ata që tashme kanë rezultuar pozitiv.

Arbresh.info ka siguruar informata te sigurta dhe të konfirmuar se situata në këtë ndërmarrje tashme gati të dal jashtë kontrollës.

Pavarësisht kësaj ushtruesi i detyrë së kryefeshi ekzekutivë të kësaj ndërmarrje, Luigj Imeri, ka kërkuar që mos të këtë panik dhe të dalin në punë punëtorët, bile sipas tij nuk është fundi i botës edhe nëse ka punëtorë të prekur me virus qoftë edhe vetë ai.

Kështu shihet në një adresim të tij që ju ka shkruar punëtorëve të kësaj kompanie.

Për këtë situatë, redaksia ka siguruar edhe dëshmi ku ushtruesi i detyrës së kryshefit të KEK-ut, Luigj Imeri i shkruan e-mail vartësve të tij, drejtorëve të departamenteve e ku i mundohet ta minimizoj problemin dhe shpreh habinë se si janë zbrazur zyrat.

Në këtë e-mail, ndër të tjera Luigj Imeri nuk i justifikon edhe ata të cilët kanë pasur një here kontakte me të infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në një forme, i kërkon që të paraqitën në punë. Ky email është dërguar në ditën e parë kur kanë qenë vetëm 4 pozitiv.

Njëri prej tyre qe ka rezultuar i pari pozitiv në testin e kryer në IKSHPK ka qenë ish-këshilltar në Qeverinë e Albin Kurtit. Të njëjtat burime kanë treguar se Imeri përkundër se ishte i njoftuar me rastet pozitive të këtyre personave ka insistuar t’i fsheh rastet, thonë këto burime.

Ndërkaq, numri i rasteve sipas burimeve në KEK është rritur edhe me shumë nga dita e premte.

Për me keq, gjendje alarmante kanë thënë së është edhe në termocentrale dhe në minierën e qymyrit punëtorëve është shumë i madh.

Kjo si pasojë e mos furnizimit të rregullt me masa mbrojtëse.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Sindikatës së Re, Selatin Sadikun, i cili ka thënë se kanë mungesa të pajisjeve mbrojtëse dorezave dhe dezinfektimit të ambienteve ku punohet.

“Ne kemi probleme me masa mbrojtëse kemi mungesa të dorezave dhe maskave si dhe nuk bëhet dezinfektimi as te mjeteve të transportit ku me ta barten dhjetëra  punëtorë e me këto makina janë bartur edhe personat që kanë dalë pozitivë më Covid-19.

“Numri i rasteve të prekur me Covid-19, është në rritje në korporatën tonë dhe se duhet të merren masa sa më parë kështu duke parë edhe gjendjen e punëtorëve që mosa mesatare e tyre nukë shtë e re”, ka thënë Sadiku.

Por, të gjitha këto po i mohon i pari i kësaj korporate.

U.D, i detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Luigj Imeri, thotë se menaxhmenti bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekje që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pa ndërprerë të energjisë elektrike dhe qymyrit nga dy termocentralet dhe mihjet.

“Deri më sot data 10.07.2020, në KEK kemi gjithsejte 26 punëtorë si raste aktive te infektuar me coronavirus, ndërsa kemi 10 kolege tashme te sheruar nga infekcioni dhe 85 të izoluar si presona kontaktit. Perndryshe, ne objektin e Toskanës në sheshin “Nëna Terezë” ku gjenden zyret e Menaxhmentit të KEK-ut dhe disa divizione dhe sherbime te përbashkëta, gjate javës kanë rezultuar pozitiv tre kolegë tanë. Menjëherë pas kofirmimit të tyre, me qellim te evitimit te panikut tek stafi, ne kemi kontaktuar me IKShPK dhe kemi kërkuar testim të shumicës së stafit me që kemi konsideruar se të njejtit janë persona të kontaktit eventual te castit me rastet pozitive”.

“Nga IKShPK na kanë lajmëruar se vetëm personat me simptoma të COVID – 19 mund të testohen dhe personat që nuk kanë pasur kontakt të vazhdueshëm me të infektuarit nuk mund të cilësohen si persona të kontaktit dhe duhet të vijojnë punën duke i respektuar masat si bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës sociale. Andaj edhe përfaqësimi në seancë gjyqësore është bërë nga ndonjë zyrtarë i cili ka vijuar punën duke u bazuar në rekomandimet e IKShPK si institucion përgjegjës për dhënien e rekomandimeve në këtë kohë pandemie”, ka përfunduar Imeri, në përgjigjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

‘Dashuri e mbrojtur’: QKMF që menaxhohet nga Agim Bahtiri blen 15 mijë euro vetëm kondoma

QKMF që është nën menaxhimin e Komunës që udhëhiqet nga kryetari që vjen nga VV-ja, Agim Bahtiri, ka paguar kohët e fundit...

Këshilltari i Thaçit e krahason Haki Abazin me “zhugën”

Akuzat e sulmet në mes të Vetëvendosjes e Presidentit Thaçi nuk kanë të ndalur. Kjo edhe tash kur Vetëvendosje...

Luigj Imeri e punësoi në KEK vëllain 61-vjeçar të Xhafer Gashit (DOKUMENT)

Luigj Imeri, i cili u emërua ushtrues i detyrë së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut nga Bordi i përkohshëm i Qeverisë Kurti, po...

Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së në vitin 2014 ai ka thënë se...