Këshilltari i Thaçit e krahason Haki Abazin me “zhugën”

Akuzat e sulmet në mes të Vetëvendosjes e Presidentit Thaçi nuk kanë të ndalur.

Kjo edhe tash kur Vetëvendosje nuk është më në Qeveri.

E pasi Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës e quajti Thaçin palaço, ka reaguar këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Ky i fundit e ka krahasuar Abazin me sëmundjen e “zhugës”.

“Me t’u ngjitë Haki Abazi është gati si me t’u ngjitë zgjebja. Pareshtur flet për ndarje, por si parazit i jashtëm nuk të ndahet dot pa e trajtuar. Ekziston një fatmirësi dhe një fatkeqësi në këtë mes. Efekti i llomotitjes së tashme të tij është i njëjtë me efektin e zgjebes dhe ka vetëm kruajtje dhe skuqje, që fatmirësisht lehtësisht kurohen. Fatkeqësia është që shqiptarët gjithandej Kosovës dhe rajonit deri më tani ishin viktima të shqetësimeve publike për ndarje, që këta i kanë ngrehur me retorikën e tyre politike. Nëse nuk keni harruar janë pikërisht këta që dikur thirreshin në bashkimin e gjithë shqiptarëve. Ndërsa, tash kur shqiptarët u qetësuan dhe e kuptuan që vetëm bashkim mund të ketë – jo ndarje, risi na qenka përpjekja e tyre për t’i shqetësuar popujt e tjerë, duke e trumbetuar edhe shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës.

Për Hakiun dhe kolegët e tij që dikur thirreshin në bashkimin kombëtar, nëse Lugina e Preshevës do bashkohej me Kosovën, nuk është për t’u çuditur më edhe sikur të shqetësoheshin për ndarjen e Serbisë!”, ka thënë Behramaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

‘Dashuri e mbrojtur’: QKMF që menaxhohet nga Agim Bahtiri blen 15 mijë euro vetëm kondoma

QKMF që është nën menaxhimin e Komunës që udhëhiqet nga kryetari që vjen nga VV-ja, Agim Bahtiri, ka paguar kohët e fundit...

Këshilltari i Thaçit e krahason Haki Abazin me “zhugën”

Akuzat e sulmet në mes të Vetëvendosjes e Presidentit Thaçi nuk kanë të ndalur. Kjo edhe tash kur Vetëvendosje...

Luigj Imeri e punësoi në KEK vëllain 61-vjeçar të Xhafer Gashit (DOKUMENT)

Luigj Imeri, i cili u emërua ushtrues i detyrë së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut nga Bordi i përkohshëm i Qeverisë Kurti, po...

Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së në vitin 2014 ai ka thënë se...