Bashkatdhetarit që këndoi “Marshin e UÇK” në Hagë, ia dëmtuan varrin e Nënës

Valon Avdijaj, me prejardhje nga Istogu, por që jeton dhe vepron në Belgjikë, u bë i njohur nga këngët patriotike që këndonte para selisë së Prokurorisë Speciale të Hagës, për katër ditë radhazi, derisa intervistohej presidenti Thaçi.

Sikurse shumë bashkadhetarë, edhe Valoni, ndonëse vetëm 24 vjecar, qëndroi gjatë tërë kohës sa presidenti i vendit u mor në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Gazeta Scanner.

Por, ai u kujdes që shokët me të cilët qëndronin me orë të tëra para objektit të Hagës, të këndonte dhe të hiqte monotoninë e orëve të gjatë. E sidomos, video ku ai këndonte  ‘Marshin e UÇK-së’, i ulur në afërsi të flamurit të UÇK-së, u bë videoja më virale në rrjetet sociale.

Valoni, që përkrahu për katër ditë radhazi presidentin, dje u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të presin presidentin.

Ai në profilin e tij në Facebook, kishte publikuar një foto të Presidentit Thaci, ku shkruante “ne e pritëm, radhën e keni ju! Presidenti ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”!

Por, sot, mëngjes ka marrë një lajm aspak të mirë.

Më 25 nëntor 2017, ai varrosi nënën në Belgjikë, por sot e gjeti të dëmtuar varrin e saj.

Varri i Nënës së Valonit, 18.07.2020

Ai i pikëlluar ka publikuar videon nga varri i Nënës, ku shihet i dëmtuar. I revoltuar për këtë gjest të ulët ai i ka thënë Gazetës Scanner, se ndihet i dëshpëruar.

18.07.2020

“Ata që kanë problem me mu, le të vijnë të përballen me mu, por mos të merren me të vdekur”, thotë ai për Scanner, ndonëse nuk e din kush e a bërë këtë akt makabre.

Valoni dhe miqtë e tij janë të bindur se presidenti dhe gjithë lufta e UCK-së është ë pastër si loti, dhe ata do ta mbëshetesin e mbrojnë sa herë ka nevojë./Gazeta Scanner/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

‘Dashuri e mbrojtur’: QKMF që menaxhohet nga Agim Bahtiri blen 15 mijë euro vetëm kondoma

QKMF që është nën menaxhimin e Komunës që udhëhiqet nga kryetari që vjen nga VV-ja, Agim Bahtiri, ka paguar kohët e fundit...

Këshilltari i Thaçit e krahason Haki Abazin me “zhugën”

Akuzat e sulmet në mes të Vetëvendosjes e Presidentit Thaçi nuk kanë të ndalur. Kjo edhe tash kur Vetëvendosje...

Luigj Imeri e punësoi në KEK vëllain 61-vjeçar të Xhafer Gashit (DOKUMENT)

Luigj Imeri, i cili u emërua ushtrues i detyrë së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut nga Bordi i përkohshëm i Qeverisë Kurti, po...

Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së në vitin 2014 ai ka thënë se...